Juventusi ka tre kandidatë për të zëvendësuar Allegrin

Juventusi thuhet se do të synojë Zinedine Zidane, Jurgen Klopp ose Didier Deschampsin nëse ata vendosin të ndahen me trajnerin Massimiliano Allegri.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, puna e Allegrit mund të përfundon nëse Juventusi largohet nga Ligën e Kampionëve nga Atletico Madridit në 1/16-tën, transmeton Telegrafi.

Gazeta shkruan se ka tre kandidatë kryesorë për të zëvendësuar trajnerin italian, ndërsa i preferuari i Presidentit Andrea Agnelli thuhet të jetë Zidane.

Ish-mesfushori i Bianconerëve është aktualisht trajner i lirë pasi u nda me Real Madridin pas fitimit të tri Ligave të Kampionëve radhazi.

Trajneri gjerman, Klopp është një emër tjetër që intrigon Zonjën e Vjetër, pavarësisht nga marrëdhëniet e forta mes tij dhe Liverpoolit.

51-vjeçari fitoi dy tituj të Bundesligës me Borussia Dortmundin dhe udhëhoqi Reds deri në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.

Së fundi, Tuttosport pretendon se një rikthim për Deschamps është gjithmonë një mundësi, edhe nëse ai është ‘më i shkëputur’ nga kjo garë.

Francezi ishte bashkëlojtar me Zidanen te Juventusi në vitet e 90-ta, por ishte gjithashtu pjesë Bianconerëve që fituan Ligën e Kampionëve në vitin 1996.

Ai u rikthye te gjigantët e Torinos në Serie A në vitin 2007, duke lënë ekipin pas mosmarrëveshjeve me bordin e klubit dhe vazhdoi të fitonte Kupën e Botës 2018 si Francën verën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button