Aksidenti tragjik në Maqedoni: Gjashtë pacientë në mjekim shtëpiak, gjashtë të tjerë në gjendje kritike

30-të të lënduari nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup – Tetovë ende qëndrojnë për kurim në spitale. 22 prej tyre janë në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori”, kurse në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Terezë” janë 8 pacientë. Nga këta, 6 pacientë janë në gjendje kritike; 2 në Spitalin “8 Shtatori” dhe 4 në Qendrën Klinike, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës për media që u mbajt sot në Spitalin “8 Shtatori” njoftoi se gjatë ditës së djeshme, në mjekim shtëpiak janë lëshuar 6 pacientë, dhe se numri i cili kurohet për momentin në këtë spital, ka rënë në 22 pacientë.

6 nga 28 pacientët që kanë qëndruar në Spitalin “8 Shtatori” do të lëshohen në mjekim shtëpiak. D.m.th. në “8 Shtatori” tash kemi 22 pacientë. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, gjashtë pacientë janë në repartin për mjekim intensiv. Të gjithë janë me parametra stabil. Dy pacientë janë në gjendje kritike. Në Qendrën Klinike mjekohen 8 pacientë, 4 prej tyre janë në Klinikën për Reanimim dhe Mjekim Intensiv, 1 pacientë në Klinikën për Traumatologji, 1 në Klinikën për Neurokirurgji, 1 pacient në Kliniken Gjinekologjike, dhe 1 pacient në Klinikën Torakale. Katër personat që gjenden në Klinikën për Anestezion, Reanimin dhe Mjekim Intensiv janë vërtetë në gjendje kritike. Ka një paciente të re, do t’i bëhet intervenimi kirurgjikal në pjesën e këmbës. Për momentin kemi mbledhje të Këshilli Mjekësor, dhe do të vendoset se si të veprohet ndaj saj”, tha Filipçe.

Ai sqaroi se te pacientët dominojnë lëndimet në pjesën e kraharorit, të stomakut dhe të pjesës lëvizëse.

Drejtori i Spitalit “8 Shtatori”, Hristijan Kostov sqaroi se dy pacientët që janë në gjendje kritike në këtë spital, ashtu kanë qenë që nga dita e aksidentit tragjik.

“Këta dy personat që janë në gjendje kritike, ashtu kanë qenë që në momentin kur ka ndodh aksidenti”, tha Kostov.

Drejtori Kostov gjithashtu njoftoi, se për momentin nuk ka mungesë të gjakut.

“E shoh se organizohen për aksione për dhurim të gjakut. Si në këtë Spital, por edhe në spitalet tjera, për momentin nuk kemi mungesë të cilido grup të gjakut apo derivat. D.m.th. kapaciteti është mbushur”, tha Kostov.

Përndryshe, në Maqedoni të Veriut sot është dita e dytë e zisë pas aksidentit që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, pasi i rrokullis autobusi i ndërmarrjes “Durmo Turs”. Nga aksidenti ndërruan jetë 14 persona, ndërkaq u lënduan 39-të tjerë.

Institucionet kompetente i kanë konfirmuar edhe viktimat, është kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa autobusi është dërguar për ekspertizë. Siç informoi Prokuroria Publike, intensivisht po punohet për konfirmimin e të gjitha detajeve për shkaqet e aksidentit.

Për autobusin e kompanisë “Durmo Turs”, deri tani dihet se është furnizuar në vitin 2001, ndërsa për herë të fundit është regjistruar në janar të vitit 2019.

LEXO: Tragjedi! 14 të vdekur nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button