MPB ka hapur procedurë kundër Vankovskës, rektori i “Kirilit dhe Metodit”: Distancohem nga qëndrimi saj

Profesoresha universitare Biljana Vankovska, është e përfshirë në njërën nga 5 procedurat e hapura nga Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjuhë të urrejtjes të shpërndarë në lidhje me aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, njofton Portalb.mk.

Procedura kundër Vankovskës u hap pasi që e njëjta, aksidentin tragjik ku humbën jetën 14 persona e lidhi me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Pas një sërë reagimesh, sot ka reaguar edhe rektori i Universitetit “Shkën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, i cili tha se distancohet nga qëndrimi i profesoreshës dhe thotë se i dënon ashpër të gjitha deklaratat të cilat aludojnë në padurim dhe jo-tolerancë dhe krijojnë ndjenjë të urrejtjes.

“Duke mos u futur në kualifikimet juridike të deklaratës së profesoreshës Biljana Vankovska, për arsye morale ndjej obligim që të distancohem nga deklarata e saj. Si njeri ashpër i dënoj të gjitha të gjitha deklaratat që aludojnë në padurueshmëri dhe jo-tolerancë dhe krijojnë ndjenjë të urrejtjes. Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” gjithmonë e ka përkrahur lirinë dhe të drejtën që [do profesor dhe student të shprehen lirë. Janë të vlefshme qëndrimet e kundërta, debatet dhe kritikat, por të njëjtat duhet që të jenë në korniza të humanitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, shkruan rektori Jankullovski.

Statusi i Biljana Vankovskës për aksidentin tragjik në Llaskarcë
Statusi i Biljana Vankovskës për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Në ditën e aksidentit, Vankovska shkruajti një status“Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallëk”. Qëndrimi i saj shkaktoi uragan të reagimeve për shkak të urrejtjes që përcolli pasi që aksidentin tragjik, profesoresha e ka lidhur me ngjarjen e konfliktit të vitit 2001, kur formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në grykën malore Karpallëk, në rrugën Tetovë-Shkup, e sulmuan një autokolonë të Armatës së Maqedonisë dhe vranë dhjetë ushtarë,

Për deklaratën ka reaguar menjëherë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi duke kërkuar që organet kompetente, por edhe bota akademike menjëherë të reagojnë për rastin në fjalë.

Dje reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili tha se ndjehet i poshtëruar kur dëgjon gjuhë të urrejtjes, sidomos kur vjen nga ndonjë profesor universitar.

“Është ndjenjë e humbjes njerëzore, personalisht, mendoj se si njerëz nuk mund të përballojmë gjithçka, pasi duam të respektohemi mes vete, por përkundrazi, ndoshta ndarjet politike, fetare dhe kombëtare i vendosim përpara jetës njerëzore që është diçka më e shenjtë. Një gjuhë e tillë e urrejtjes më bën të ndjehem i  poshtëruar dhe i mposhtur, sidomos kur kjo vjen nga një profesor universitar”, tha Spasovski.

Kundër fjalorit të Vankovskës, aktivisti për të drejtat e njeriut Albert Hani ka ngritur një peticion.

Në peticion theksohet se “Vankovska qartë e shpreh kënaqësinë e saj në lidhje me këtë tragjedi, duke menduar se shumica e tyre janë shqiptarë dhe duke e lidhur këtë ngjarje me një ngjarje gjithashtu ngjarje tragjike që ka ndodhur në konfliktin e vitit 2001 në afërsi të vendit Karpallëk, ku ushtarë të etnitetit maqedonas e kanë humbur jetën, gjithashtu në autobus”. Të interesuarit që duan të nënshkruhen në këtë peticion mund ta bëjnë: KËTU.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Por, pas ndërrimit të pushtetit, autoritetet kanë filluar që të merren më seriozisht me këtë çështje.  Për rast të ngjashëm sikur të Vankovskës, Prokuroria më 19 tetor të vitit 2018-të dorëzoi padi penale kundër gazetarit Milenko Nedellkovski, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet.  Nedellkovski, në profilin e tij publik në një rrjet social botoi një koment me rastin e  rastin e zjarrit në gadishullin grek Attica, ku kishte edhe viktima njerëzore. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtjen për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues.

Sipas Kodit Penal, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button