May pësoi disfatën e dytë parlamentare rreth Brexitit

Kryeministrja britanike Theresa May ka pësuar një disfatë tjetër në parlament, pasi deputetët refuzuan strategjinë e saj të re për largim nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Ligjvënësit refuzuan me 303 vota kundër dhe 258 pro amendamentin e qeverisë që do të kishte miratuar qasjen e ripërtërirë të Theresa May në negociatat me BE-në dhe do të parandalonte largimin e Britanisë nga BE-ja pa një marrëveshje.

Një grup rebelësh të Partisë Konservatore, të udhëhequr nga mbrojtësi i Brexitit Jacob Rees-Mogg, Grupi Euroskeptik Evropian i Kërkimeve, i cili dëshiron të ndjekë një Brexit pa marrëveshje, abstenoi nga votimi dhe si i tillë e la qeverinë të pambrojtur ndaj një humbjeje të rëndë.

Disfata e dytë e qeverisë në një votim për Brexitin ka nxjerrë në pah se si kryeministrja duket të humbasë kontrollin e partisë së saj në javët e fundit para se Britania të dalë nga BE-ja.

Megjithëse votimi nuk ishte detyrues, refuzimi ishte një ndryshim i përparimit që kryeministrja bëri dy javë më parë kur ajo siguroi një shumicë në parlament për një mocion të ri lidhur me Brexitin.

Disfata e fundit thuhet se do të lë zyrtarët e BE-së në Bruksel gjithnjë e më të pasigurtë në besimin e tyre se May do të jetë në gjendje të sigurojë një Brexit të qetë dhe të shpëtueshëm dhe do t’i bëjë ata më pak të gatshëm për të ofruar lëshime për marrëveshjen e saj.

Theresa Maj aktualisht po përpiqet të rinegociojë marrëveshjen e saj të dështuar Brexit me BE-në për të siguruar që ajo të miratohet nga parlamenti. BE, megjithatë, ka deklaruar se marrëveshja nuk është e hapur për rinegociimin.

May pritet të kthehet në parlament në fund të këtij muaj dhe të bëjë një deklaratë në Dhomën e Ulët nëse ajo dështon në formulimin e një marrëveshjeje të re ose rinegociimin e marrëveshjes së dështuar.

Britania pritet zyrtarisht të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button