fbpx

Ministritë qartësojnë dilemat rreth numrit të viktimave në aksidentin e autobusit

Në publik dhe në institucione është krijuar dilemë lidhur me numrin e të vdekurve, pasi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sonte njoftoi në një konferencë shtypi se numri i përgjithshëm i personave të vdekur është 15 dhe numri i njëjtë me emrat dhe mbiemrat është botuar në ueb-faqe të Komunës, njofton Portalb.mk

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) pohon për Portalb se 14 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq që nuk dhanë asnjë informatë në qoftë se ka gjithsej 15 persona. Kjo korrespondon me pozicionin dhe listën e të ndjerevë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gjithashtu u kërkua konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë, nga Tv 24, nga ku ata thanë se kishte ndodhur një gabim në sistem, ku një nga personat e vdekur që kishte ndryshuar mbiemrin dy ose tre javë më parë, ishte i shënuar dy herë, kështu që kishte konfuzion për dy të vdekur, në vend të një.

Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov tha se 14 persona kanë mbërritur për autopsi tek ai dhe se të gjitha autopsitë janë përfunduar. Në bisedë me Tv 24, Stankov tha se nuk mund ta dijë në qoftë se ka të tjerë persona të vdekur, pasi ai bazohet vetëm nga personat të cilët janë dërguar në institutin e tyre.

LEXO:Tragjedi! 14 të vdekur nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button