Mali i Zi, Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është dërguar në Kuvend

Qeveria e Malit të Zi sot miratoi propozim-ligjin për konfirmimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut dhe e dërgoi atë në Kuvend për miratim me procedurë urgjente, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria këtë vendim e mori në seancën e parë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

“Ky është një moment i rëndësishëm. Me kënaqësi shprehim dëshirën që vendi ynë mik, procesin e anëtarësimit ta përfundojë sa më parë dhe të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, bëhet e ditur në profilin e Qeverisë në Twitter.

Markoviç më tej tha se Mali i Zi me këtë akt konfirmon mbështetjen e deritanishme të Maqedonisë, e cila do të jetë faktor shtesë stabiliteti në rajon dhe perspektivës së saj euroatlantike.

Anëtaret e NATO-s më 6 shkurt nënshkruan Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë.

Pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në parlamentet e të gjitha 29 anëtareve të NATO-s, ky shtet edhe zyrtarisht bëhet anëtar i plotfuqishëm i Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button