fbpx

Airbus ka pezulluar prodhimin e avionëve më të mëdhenj në botë

“Airbusi” evropian pezullon prodhimin e avionit më të madh të pasagjerëve në botë “A380”, pasi që nuk ka kërkesë të nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Airbus” thotë se dërgesa e fundit e këtij lloji të avionit do të jetë në vitin 2021, duke shtuar se për shkak të këtij vendimi do të preken rreth 3.500 vende pune.

Drejtori ekzekutiv i “Airbus”, Tom Enders deklaroi se vendimi për pezullimin e prodhimit është e “dhimbshme”, si për ta ashtu edhe në nivel global.

Kompania po ashtu ka theksuar se konsumatori më i madh për blerjen e avionit më të madh në botë “Emirates Airlines” ka ulur kërkesën nga 162 në 123 avionë. Me Emirates ka nënshkruar një kontratë të re në vlerë prej 21,4 miliardë dollarë, të cilët në vend të modelit “A380” nënkupton kërkesën e 70 avionëve më të vegjël të tipit A330-900s dhe A350-900s.

Airbus është me një kapacitet prej mbi 800 udhëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button