Ministrja Shekerinska në Bruksel: Është mundësi që të shihet dallimi kur je pjesë e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas sesioneve të takimeve ministrore të NATO-s, ka deklaruar se pjesëmarrja e saj në sesione, mundëson që të shihet dallimi mes asaj kur je ose jo pjesë e NATO-s, transmeton Portalb.mk.

“Në vend se siç ka ndodhur deri tash, kur për shtetin tonë në takime është folur pa praninë e ministrave tanë, tash ne kemi mundësi që ne ta themi qëndrimin për atë se çfarë ndodh në Këshill, për atë se çfarë duhet të jenë operacionet dhe aksionet e NATO-s dhe për atë se cilat politika edhe të Ballkanit dhe të Evropës do të na dërgojnë deri te siguria më e madhe”, tha Shekerinska.

Ajo ka potencuar se pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë vazhdojnë të kontribuojnë në Afganistan, por edhe me përkrahje të misionit të BE-së në Bosnje e Hercegovinë, si dhe në misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban.

Sot përfundoi edhe sesioni i parë e Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes së të shteteve anëtare të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button