Civili e intensifikoi monitorimin në kontekst zgjedhor

CIVIL -Qendra për Liri, organizata që u bë e njohur për publikimin e qëndrimeve dhe fakteve për realitetin pa kalkulim dhe censurë dhe luftën pa kompromis për të drejtat dhe liritë e njeriut, do të kyçet në monitorimin e zgjedhjeve presidenciale edhe këtë vit. Civili njofton se pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, e intensifikoi monitorimin e ngjarjeve shoqërore-politike dhe proceseve në kontekstin zgjedhor.

Nga 14 shkurti,  organizata mbledh paraqitje (aplikime) për vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtë të procesit zgjedhor. Njëkohësisht, Civili në periudhën e kaluar punoi mbi forcimin e rrjetit ekzistues të bashkëpunëtoreve dhe bashkëpunëtorëve. Nga ata do të kërkohet monitorim edhe më intensiv i gjendjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në kontekst zgjedhor dhe më gjerë.

Organizata mbetet e hapur për pjesëmarrje të të gjithë qytetare/ëve me mundësinë të paraqesin raste të shkeljes së të drejtave të njeriut, si dhe parregullsi zgjedhore, ryshfet, presione, kërcënime, gjuhë të urrejtjes dhe dhunë.

Në fokusin e veçantë të monitorimit të Civilit në periudhën e ardhshme do të jetë financimi politik, korrupsioni dhe tendencat ekstremiste në vend.

Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Qytetaret dhe qytetaret për shoqëri të lirë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Në mars dhe në prill do të mbahen edhe disa seminare për trajnim dhe punëtori me aplikantët e suksesshëm për angazhman në projektet dhe monitorimin.

Të gjitha përmbajtjet e nënshkruara me Ekipi i Civilit për komunikim me opinionin mund të merren për publikim. Fotografia si shtesë e tekstit: nga aktivitetet e Civilit në terren në vitin 2016 ( Projekti “Përpara!” për monitorimin e proceseve zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button