Ruani të dhënat tuaja në rrjetet sociale me Loccit

Nëse ju ka shkuar mendja se si t’i ruani ose t’i koleksiononi më së miri të dhënat në profilin tuaj në njërin prej rrjeteve sociale për përdorim personal apo ditar, një kompani e re po hap dyert e saj për publik dhe duket se ka zgjidhjen e duhur për këtë.

Me lansim sot, Loccit është platform që merr të dhënat nga rrjetet sociale ose ‘kutinë tuaj të memorieve sociale’ dhe është veçanërisht e dizajnuar të koleksionoj material nga Facebook, Twitter, Instagram, LinkdedIn, Flickr dhe Foursquare.

Loccit ka qenë aktive në verzionin beta për një vit deri tani dhe prezentohet me dyqanin e saj online që ua lejon përdoruesve të tij të krijojnë një ditar të fotove, ngjarjeve, statuseve të proflit dhe kalendareve e verzioneve të tjera të koleksioneve të printueshme.

Dyqani online mundëson krijimin e librave, kartolinave, ditareve dhe lloje tjera të koleksioneve sipas dëshirës.Të gjitha këto, gjithsesi, kanë cmimet e tyre, të ndryshme, varësisht prej llojit të koleksionit. Për 1 milion përdoruesit e tij të parë, Loccit thotë se do të mundësoj shfrytëzim pa para, përgjithmonë. Përveç dyqanit online, Loccit ka krijuar edhe aplikacionit për përdoruesit e iPhone. Provojeni vet, dhe shihni nëse kjo lloj ruajtje është e dobishme në një botë digjitale me mijëra statuse, komente, ngjarje dhe foto./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button