Zaev: Do të bëjmë gjithçka që t’i zbardhim arsyet për aksidentin tragjik

Kryeministri Zoran Zaev me zv/kryeministrat, Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani dhe me ministrat, Venko Filipçe dhe Suhejl Fazliu, sot kanë marrë pjesë në seancën komemorative të organizuar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në përkujtim dhe nder të qytetarëve të humbur nga ky qytet në aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, njofton Portalb.mk.

“Si Qeveri dhe si organe kompetente, ju siguroj se do të kryejmë gjithçka që t’i zbardhim arsyet për aksidentin tragjik. Ditën e sotme dhe të nesërm i shpallëm ditë zie në tërë shtetin tonë dhe lutjet e të gjithë qytetarëve në shtetin tonë janë të dërguara drejt bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën. Le të prehen në paqe të dashurit tuaj dhe bashkëqytetarët tanë”, tha Zaev.

Në seancën komemorative mori pjesë edhe presidenti, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button