Një udhëtar i autobusit tregoi se si ka ndodhur aksidenti (VIDEO)

Një udhëtar i cili ka qenë në autobusin që u aksidentua dje në autostradën Shkup- Tetovë rrëfeu për Tv Klan përjetimet e momenteve para dhe gjatë ndodhisë tragjike, transmeton Portalb.mk.

“Unë si dëshmitar i kësaj ngjarje shpreh ngushëllimet e mia. Në orën 16 e 15 dola prej pune prej Ministrisë së Ekonomisë, diku prej orës 16 e 30 u nisëm prej te stacioni simpo në Karposh. Rrugës, më kujtohet, isha në karrigen e tretë, jo nga ana e shoferit, por nga ana tjetër, vetëm kur filloi të trokasë diçka autobusi, e pash se nuk është diçka në rregull, u ngrita në këmbë dhe thash mos e ka zënë gjumi shoferin, e pash shoferin, ishte i shtrënguar për timoni, u mundova të kërcej te shoferi që ta mbaj drejtimin e autobusit, por në atë rast e humbi drejtimin dhe kaloi në lentën tjetër të drejtimit Tetovë-Shkup ku për fat të mirë nuk pat vetura tjera dhe u shtrëngova për karrigen dhe më kujtohet momenti kur u përplas autobusi dhe në momentin sa u ndal dola nga dritarja dhe vetëm krahun e kam të lënduar. Pastaj 4 veta i futëm në një veturë golf private dhe më pas erdhën edhe veturat tjera të Ndihmës së Shpejt”, tha dëshmitari.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik
LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit
LEXO: Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime
LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve
LEXO: Tragjedia e autobusit: Tetë viktima janë identifikuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button