fbpx

Thaçi: Nuk ka liberalizim të vizave nëse nuk pezullojmë taksën me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë apel që taksa ndaj Serbisë të pezullohet.

“Si president i vendit ftoj që të shqyrtohen të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës, në mënyrë që të fuqizojmë partneritetin strategjik me SHBA-në. Duhet t’i marrim shumë seriozisht, ata që mendojnë t’i injorojnë këto këshilla, janë gabim. Askush nuk mund të dalë mbi pozicionin strategjik të Kosovës. Për hir të një dëmi për Serbinë ne nuk mund të cenojmë raportin me SHBA-në.”

Thaçi sqaroi se duke u ballafaquar me Perëndimin, Kosova do të dale e humbur dhe do të mbetet e izoluar. Sipas kreut të shtetit nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë atëherë ndaj Kosovës mund të merren masa, transmeton VizionPlus.

“Vazhdimësia e kësaj gjendje nuk do t’i sjellë të mira Kosovës, institucioneve të vendit. Mund të kemi masa që do të mund të ndërmerren ndaj Kosovës nga aleatët. Nga BE-ja nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe mund të ketë masa shqetësuese për qytetarët dhe shtetin. Unë punoj që kjo gjendje që të tejkalohet.”

 

Presidenti i kërkoi qeverisë Haradinaj të marrë vendime strategjike që lidhen me të ardhmen Euroatlantike. Sipas tij me këtë jorespektim të këshillave Kosova ia ka kaluar edhe vendet që kanë qenë në konflikt me SHBA-në në periudha të ndryshme.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close