Maqedoni, tragjedia e autobusit: U identifikuan të gjitha viktimat

Portalb.mk ka mësuar emrat e 14-të viktimave të tragjedisë së djeshme në autostradës Shkup –Tetovë. Emrat e viktimave janë konfirmuar edhe nga Ministria për Punë të Brendshme.

Të gjithë viktimat kanë jetuar në rajonin e Gostivarit:

  1. Zoran Davidovski,
  2. Onur Sadiku,
  3. Rametulla Abdurahimi,
  4. Jovica Tërpenovski,
  5. Boban Avramovski,
  6. Esat Emruli,
  7. Besim Kamberi,
  8. Ajdën Ismaili,
  9. Valdete Hamiti,
  10. Besim Fetai,
  11. Bejza Uzeiri,
  12. Tërpana Janevska,
  13. Dejan Ristevski dhe
  14. Pavle Kostoski.

Përndryshe, të punësuarit në mjekësinë Ligjore kanë punuar mbrëmë deri në orën 04:00 të mëngjesit. Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov ka deklaruar se nuk mundet të shpalos informacione shtesë, për arsye se rasti është ende nën hetim dhe se të gjitha rezultatet do të dërgohen deri te prokurori publik përgjegjës i cili po e heton rastin.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 39 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik
LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit
LEXO: Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime
LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button