Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën(VIDEO)

Me 130 vota “për”, asnjë kundër dhe përmbajtur, Parlamenti i Shqipërisë e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk.

Seanca për protokollin filloi me një minutë heshtje, për tragjedinë në autostradën Shkup – Tetovë.

“Ky hap i madh u mundësua nëpërmjet Marrëveshjes së Prespës. Parlamentet e të dyja shteteve kanë treguar përgjegjësi politike të lartë”, tha kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona janë ndërthurur nëpërmjet fijeve të forta të fqinjësisë. Marrëdhëniet e mira janë zhvilluar në të gjitha nivelet”, tha kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Përndryshe, Protokollin paraprakisht e ka ratifikuar Sllovenia dhe Greqia. Fillimisht Protokolli u nënshkrua në selinë e NATO-s në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button