Aksidenti tragjik, Ambasada e SHBA-së e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, Bejli: Ngushëllime, lutemi për të plagosurit

Ambasada e SHBA-së në Shkup, e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë pas aksidentit të djeshëm tragjik në të cilën humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, njofton Portalb.mk.

Në një positm në Tuiter, ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli shprehë ngushëllime për familjarët e të vdekurve, ndërkaq u dëshiron shërim sa më të shpejtë të plagosurve.

“Thellë të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve në autostradën Shkup-Tetovë. Në emër të Ambasadës së Amerikës në Shkup, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave dhe banorët të Gostivarit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë të plagosurit duke u dëshiruar shërim të plotë”, shkruan Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button