fbpx

Haradinaj sot nisi punën me një minutë heshtje për viktimat që ndërruan jetë në aksidentin tragjik

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur punën ditën e sotme me një minutë heshtje, në nderim të viktimave nga aksidenti i djeshëm në Maqedoni, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

“Ditën e sotme të punës e filluam me një minutë heshtje për jetët e humbura në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Shkup”, transmeton Klan Kosova.

Qeveria në Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme ka sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!14 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik

LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit
LEXO: Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime

LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button