Komuna e Gostivarit do të shpallë tri ditë zie për tragjedinë me autobusin

Nesër me fillim në ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit për rastin tragjik ku humbën jetën 13 persona nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.

“Nesër me fillim në ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin tragjik. Në seancën e nesërme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave. Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpejtë.” thuhet në kumtesë.

Kryetari i Komunës së Gostivarit njoftoi se shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë.
Lexo më shumë: Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button