fbpx

Tragjedia me autobusin, edhe politikanët jashtë Maqedonisë shprehën ngushëllime

Ngushëllime dhe keqardhje për tragjedinë në autostradën Shkup – Tetovë kanë shprehur edhe faktorët politikë jashtë Maqedonisë. Rasti është me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se ndihet i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ndodhi në autostradën Shkup – Tetovë.

“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lënduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar Haradinaj.

Albin Kurti

Edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik

“Të prekur nga kjo tragjedi njerëzore, humbje e madhe për familjarët që ka prekur opinion e gjerë, Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të atyre që kanë humbur jetën në këtë aksident. Ndërsa, për të gjithë të lënduarit urojmë të marrin trajtimin e nevojshëm dhe të shërohen sa më parë!”, thuhet në statusin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama/ Foto: Dursun Aydemir/AA

Ngushëllime ka shprehur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik”, ka shkruar Rama në rrjetin social “Tuiter”.

LEXO: Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo
LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button