fbpx

Aksidenti i autobusit, ngushëllime nga funksionarë të ndryshëm të vendit

Krerë të lartë shtetëror nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik që ndodhi sonte në vendin tonë nga ku ndërruan jetë 14 persona, transmeton Portalb.mk.

Në mesin e personave që kanë shprehur ngushëllime është kryeministri i vendit, Zoran Zaev i cili  përmes profilit të tij në Facebook ka shprehur ngushëllime drejt familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë.

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë.Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre.Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetë në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”, ka shkruar Zaev.

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov nëpërmjet statusit në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tija për familjet  e udhëtarëve të vdekur.

“Me keqardhje dhe trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, që ndodhi këtë pasdite. Në këto momente të trishtuar, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet e udhëtarëve të vdekur. Mendimet e mia janë me ta. Të dëmtuarve u uroj shërimin më të shpejtë”, shkroi presidenti Ivanov.

Nëpërmjet statusit në facebook, ngushëllime ka shprehur edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Ngushëllime të thella për familjet e pasagjerëve të vdekur në autobus. Ne brengosemi të gjithë së bashku. Mbështetje për udhëtarët e lënduar dhe udhëtarët që luftojnë për jetën dhe familjet e tyre që presin lajme për të dashurit e tyre”, shkroi ministrja Shekerinska.

Ngushëllime ka shprehur edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski.

“Ngushëllime të sinqerta deri te familjet e personave të vdekur”, shkroi Spasovski në Twitter.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nëpërmjet statusit thotë se ndjehet i trishtuar për aksidentin dhe u shpreh ngushëllime gjithë familjarëve.

“Jam thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës për aksidentin në rrugën magjistrale Shkup – Gostivar dhe në këtë çast të hidhur për familjarët e afërm, për miqtë dhe bashkëqytetarët e viktimave, të lënduarve dhe të gjithë atyre që ishin pjesëmarrës në këtë tragjedi njerëzore, shpreh ngushëllimet e mia personale dhe lutjet që të ndjerët të prehen në paqe ndërsa të lënduarit të kthehen sa më shpejtë nëpër shtëpitë e tyre, pranë të afërmve të tyre. Ngushëllimet e mia”, shkroi Xhaferi në Facebook.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)

LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo (VIDEO)

LEXO: Ministria e Shëndetësisë: Posedojmë gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button