Ministria e Shëndetësisë: Posedojmë gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

Ministria e Shëndetësisë informon se posedojnë gjak të mjaftueshëm për të mjekuar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në autostradën Shkup-Tetovë. Në rrjetet sociale u paraqitën disa qytetarë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë me dhurimin e gjakut për të lënduarit nga aksidenti, por nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nëse ka nevojë për një gjë të tillë do të njoftojnë.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik
LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button