Aksidenti me autobusin, prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferin

Prokuroria Themelore Publike nëpërmjet një kumtese njofton se në vend ngjarje janë duke u zhvilluar hetimet rreth shkaqeve të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë.

Prokuroria do të urdhërojë autopsinë e personave që kanë ndërruar jetë dhe gjendjen teknike të autobusit.

Hetimet në vend ngjarje do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Prokuroria konfirmon se është dhënë urdhër për analiza të gjakut dhe urinës të shoferit.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button