Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i autobusit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari në konferencë për shtypje shprehu keqardhje për aksidentin që ndodhi sonte në fshatin Llaskarcë, transmeton Portalb.mk

“Lajm shumë i keq. U shpreh ngushëllime familjeve prej 35 pacientëve të pranuar në Spitalin e qytetit, ku 5 kanë ndërruar jetë fatkeqësisht, 4 a 5 prej udhëtarëve janë në gjendje shumë të rëndë dhe përafërsisht 20 apo 25 janë në gjendje relativisht stabile dhe nën mbykëqirjen e ekipeve mjekësore, kurse 5 pacientë që i vizitova pak pares në Spitalin Shtetëror 1 apo dy janë në gjendje pak më të rëndë, kurse tre në gjendje relativisht stabile”, këto janë informatat që i kam unë, tha Taravari.

Sipas Taravarit, shoferi i autobusit është në gjendje relativisht të mirë.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button