Softueri i lirë Kosova 2012 – Ftesë për prezantues

Më 8 shtator 2012 do të mbahet konferenca e katërt Softueri i lirë Kosova “SFK12”.

Softueri i lirë Kosova, është konferencë vjetore për softuer të lirë me kod të hapur që mbahet në Kosovë. Konferenca është bërë ngjarje tradicionale që për çdo vjet mbledh mbi 400 pjesëmarrës, duke përfshirë publik rajonal, si dhe ligjerata dhe prezantime nga ana e profesionistëve dhe akademikëve ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët i prezantojnë zhvillimet më të reja në komunitetin global për softuer të lirë.

Këtë vit, një ditë do të jetë me prezantime që do të zgjasin prej 30 deri në 50 minuta dhe 2 ditë do të jenë me punëtori që do të zgjasin nga 2-3 orë.

Punëtoritë do të mbahen në STIKK-KS, më 7 dhe 8 shtator. Konferenca do të mbahet në fakultetin teknik të Universitetit të Prishtinës.

Prezantuesit që e kanë konfirmuar praninë e tyre (listën e prezantuesve mund ta shihni këtu).
Ftesë për prezantues

Publiku përbëhet kryesisht nga studentë, prej të cilëve shumica punojnë në fushën e zhvillimit të aplikacioneve për ueb (web-development).

Organizatorët i ftojnë prezantuesit me përvojë të marrin pjesë në SFK12, ku ata mund të përfshijnë temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e aplikacioneve për ueb, siç janë HTML5 dhe JavaScript, për shkak se këto tema, duke e përfshirë edhe zhvillimin e aplikacioneve celulare për ueb dhe bazat e të dhënave, janë temat kyçe për këtë vit.

Mundeni të propozoni edhe tema të tjera interesante dhe ato do to shqyrtohen.
Dërgoni e-mail në [email protected]  nëse jeni të interesuar të merrni pjesë si prezantues. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button