fbpx

Të paktën 20 persona vdesin nga një sulm vetëvrasës në Iran

Të paktën 20 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në juglindje të këtij shteti, kanë raportuar agjencitë iraniane të lajmeve, IRNA dhe Fars më 13 shkurt, transmeton REL. 

Sulmuesi vetëvrasës është përplasur me një autobus që ka qenë duke bartur pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, në rrugën mes qyteteve, Zahedan dhe Kash të provincës Baluçistan, një zonë e dhunshme afër kufirit me Pakistanin, në të cilën janë aktive grupet militante dhe kontrbanduesit e drogës, ka raportuar Fars.

Megjithatë, këto agjenci nuk kanë bërë të ditura detaje tjera për këtë sulm.

Më 29 janar, sulm i dyfishtë me bombë në Zahedan ka plagosur tre zyrtarë policorë. Grupi separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, një tjetër sulm në këtë provincë ka lënë të vdekur dy policë, derisa e gjithë zona është përfshirë nga dhuna dhe trafikantët e drogës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close