Shpërthim në një shkollë në Indi, 25 nxënës të plagosur

Një shpërthim që ndodhi në një shkollë në Jamu dhe Kashmir në Indi, ka lënë të plagosur 25 nxënës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari policor S. P. Pani, njoftoi se shpërthimi ndodhi brenda një klase në shkollën në qytetin Kakapora në krahinën Pulwama.

Pani thotë se policia është duke hetuar se si eksplozivi është futur në klasë, ndërkohë që mjekët në zonën ku nxënësit u plagosën, thanë se u është dhënë ndihmë mjekësore 25 nxënësve dhe se asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, Javaid Ahmed, tha se dëgjuan shpërthimin, por fillimisht kishin menduar se ka shpërthyer një transformator. “Papritmas, pamë nxënësit duke kërkuar ndihmë”, tha Ahmed.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button