Maqedoni: Këto janë format e financimit të komunave (VIDEO)

Komunat e Maqedonisë së Veriut financohen nga burime të veta vetanake, dotacione nga buxheti qendror, buxhete nga fonde të ndryshme si dhe huamarrje. Gjithashtu, për çdo harxhim që qytetarët bëjnë, një përqindje e caktuar e vlerës së shtuar shkon në buxhetin komunal. Informatat e mëposhtme janë marrë nga projekti “Informojmë! Vëzhgojmë! Hulumtojmë!…Për komuna transparente dhe llogaridhënëse”, realizuar nga Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) me mbështetje financiare të Transparencë Maqedoni.

Për çka parashihet të shfrytëzohen këto para?

  1. Të hyrat nga tatimi i vlerës së shtuar janë donacione për financim të detyrimeve të komunës të përcaktuara me ligj.
  2. Të ardhurat nga tatimi i vlerës së shtuar sigurohen 4.5% nga totali i tatimit të vlerës së shtuar të realizuar në vitin e mëparshëm fiskal. Për shembull, nëse keni shpenzuar 1000 denarë, 4.5% i tatimit të vlerës së shtuar kthehet në komunë, pra në këtë rast 6.84 denarë.

Burimet vetanake të komunave janë:

  1. Tatime lokale
  2. Taksa lokale
  3. Pagesa lokale
  4. Të ardhurat nga prona
  5. Të hyra nga donacionet

Ndërkaq, nga buxheti qendror dhe buxhetet e fondeve shpërndahen këto lloje të dotacioneve:

  1. Të hyra nga tatimi mbi vlerën e shtuar
  2. Dotacion i dedikuar
  3. Dotacion kapital
  4. Bllok dotacione
  5. Dotacion për kompetenca të deleguara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button