Prokurori Joveski e ka dërguar kërkesën për interpretim të Ligjit për Prokurorinë Speciale

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski sot e ka dërguar kërkesën për interpretim autentik të nenit 22 për Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Në kërkesë thuhet se Gjykata Supreme i ka tejkaluar kompetencat me dhënien e mendimit në lidhje me afatin ligjor për ngritjen e akuzave nga ana e Prokurorisë Speciale, ndërkaq dhe e ka humbur kuptimin e nenit 22 të Ligjit për PSP i cili thotë se akuza duhet të ngritet 18 muaj pas marrjes së materialeve dhe marrjes në duar të rastit dhe jo vetëm pas marrjes së materialeve.

“Me këtë mendim juridik, qartë është ndërruar edhe përmbajtja e nenit 22 të Ligjit për PSP, i cili afatin 18 mujor e lidh me plotësimin e dy kushteve: marrjes së materialeve dhe marrjes së lëndëve. Duhet interpretim të nenin 22 të Ligjit, pasi që zbatimi i Ligjit, ashtu siç e ka shkruar Kuvendi është vënë në pikëpyetje dhe e prekë dhe Prokurorinë Themelore Publike dhe sundimin e së drejtës si një ndër vlerat themelore të sistemit kushtetues”, ka shkruar Joveski në kërkesë.

Megjithatë, sipas ekspertit juridik, Naser Zyberi dhe pse Prokuroria Themelore Publike do të dorëzojë kërkesë deri te Kuvendi i Maqedonisë të kryejë interpretim autentik, gjegjësisht sqarim të nenit 22 të Ligjit për PSP i cili e kufizon periudhën kohore për hapjen e procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave në afat kohor prej 18 muajve, ky akt nuk do të ndikojë që Gjykata Supreme të heqë vendimin për ndalimin e hetimeve të PSP-së pas kësaj periudhe.

“Ai interpretim dhe sqarim që do ta japë Kuvendi, nuk mund ta shfuqizojë vendimin e Gjykatës Supreme, edhe pse i njëjti është tërësisht joligjor”, thotë Ziberi.

Sipas tij, atë vendim mund ta shfuqizojë vetëm organi të cilin e ka marrë në këtë rast, Gjykata Supreme.

Kërkesa e prokurorit për interpretim autotentik nga Kuvendi i Maqedonisë për nenin 22 të Ligjit për Prokurori Speciale, vjen pasi që Gjykata Themelore u kërkoi që të deklarohen për kompetencat në disa lëndë të Prokurorisë Speciale.  Më 30 janar, me shumicë votash  gjykatësit suprem ka miratuar vendim se hetimet e PSP-ë, të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera. Prokurorisë Speciale i merren edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt janë kthyer nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore PublikeVilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button