Hajredini: BDI dhe tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së do t’i çmontojnë “bombat” dhe PSP-në

Partneri i koalicionit të BDI-së është pengesë e pakapërcyeshme për ekzistimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe publikimit të mëtutjeshëm të “bombave”, vlerëson për “Meta” ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, i cili shton se fatin e PSP-së e vulosin tetë deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Pushteti, thekson Hajredini, as pa njërën, as pa tjetrën nuk mundet të zbatojë asnjë reformë për të cilën është e nevojshme shumicë e dy të tretave në Kuvend.

“Bomba” potenciale për reformat të cilat duhet të zbatohen, për të gjitha ligjet që miratohen me shumë prej dy të tretave nuk do të kalohet rezistenca e partnerit të koalicionit BDI drejt vazhdimit të punës së Prokurorisë Speciale Publike”, vlerëson Hajredini.

Ai rikujton se formimi i PSP-së ka qenë tema më e rëndë në bisedimet e Marrëveshjes së Përzhinës, dhe se kjo Prokurori është formuar me obligim që të ndalojë publikimi i “bombave”, gjegjësisht materialet nga përgjimet.

Sipas Hajredinit, vulosja e fatit të PSP-së është kusht për votat e BDI-së në reformat në administratë, gjyqësor, por edhe në Kodin Zgjedhor.

“Për reforma të tilla duhen 80 deputetë, nga BDI nuk do të mundet që fare të pritet që të pajtohen që “bombat” të publikohen nga cilado palë, ndërkaq kërcënohet edhe rreziku që të paraqiten nga anë të ndryshme”, thotë Hajredini.

Pengesë shtesë për ekzistimin e PSP-së, vlerëson Hajredini, janë edhe tetë deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE.

“Më shumë prej këtyre çështjeve pajtohen edhe ata tetë deputetë”, thotë ai.

Hajredini thekson se bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht e thekson rëndësinë e punës së PSP-së dhe nevojën që hetimet e filluara të fitojnë dënim me burg efektiv.

Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike ka mbetur në udhëkryq pas  miratimit të mendimit të Gjykatës Supreme se hetimet e PSP-ë, të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Janë hedhur poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera. Prokurorisë Speciale i janë marrë edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt janë kthyer nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore PublikeVilma Ruskoska.

Ky vendim nuk është obligues për gjykatat e shkallës së parë, por vetëm për Gjykatën Supreme. Gjykata Themelore kërkoi nga Prokuroria të deklarohet se kush do t’i marrë kompetencat dhe për këtë Prokuroria Themelore Publike më 7 shkurt kërkoi interpretim autentik nga Kuvendi i Maqedonisë për nenin 22 të Ligjit për Prokurori Speciale.

Sipas ekspertit juridik, Naser Zyberi dhe pse Prokuroria Themelore Publike do të dorëzojë kërkesë deri te Kuvendi i Maqedonisë të kryejë interpretim autentik, gjegjësisht sqarim të nenit 22 të Ligjit për PSP i cili e kufizon periudhën kohore për hapjen e procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave në afat kohor prej 18 muajve, ky akt nuk do të ndikojë që Gjykata Supreme të heqë vendimin për ndalimin e hetimeve të PSP-së pas kësaj periudhe.

“Ai interpretim dhe sqarim që do ta japë Kuvendi, nuk mund ta shfuqizojë vendimin e Gjykatës Supreme, edhe pse i njëjti është tërësisht joligjor”, thotë Ziberi.

Sipas tij, atë vendim mund ta shfuqizojë vetëm organi të cilin e ka marrë në këtë rast, Gjykata Supreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button