Lëvizja Anti-Bixhoz ka filluar fushatë një mujore për vetëdijesim ndaj dëmeve që shkakton bixhozi

Lëvizja Anti-Bixhoz ka filluar një fushatë një mujore për vetëdijesim të shoqërisë ndaj dëmeve që shkakton bixhozi. Ata në autobusët që mbajnë linjat lokale me nxënës kanë ngjitur mbishkrime me mesazhe të ndryshme, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Lëvizja Anti-Bixhoz gjatë ditës së djeshme ka lajmëruar fillimin e kësaj fushate një mujore. Ata kanë postuar edhe fotografi që janë shkrepur gjatë realizimit të aktivitetit të ngjitjes së këtyre mesazheve.

“Sot Lëvizja Anti Bixhoz nisi një fushatë një mujore me mbishkrime të ngjitura nëpër autobusët që mbajnë linjat lokale me nxënës për vetëdijesimin e shoqërisë sonë rreth dëmeve që shkakton bixhozi”, thuhet në postimin e tyre.

Fushata e Lëvizjes Anti-Bixhoz
Fushata e Lëvizjes Anti-Bixhoz
Fushata e Lëvizjes Anti-Bixhoz

Ndryshe, Lëvizja Anti-Bixhoz ka realizuar dhe po realizon ende takime me liderë të partive të ndryshme, në mënyrë që kërkesat e tyre të parashtruara në protestën e 21 dhjetorit të merren parasysh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button