Filipçe: Së shpejti 300 mjekëve të rinj do t’u ofrojmë punë të qëndrojnë në vend

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se për një muaj deri në një muaj e gjysmë do të t’u ofrojnë punë rreth 300 mjekëve të rinj nga tre fakultetet mjekësore në vend, si një ndër masat që të mbeten në Maqedoni, por edhe të mos diskriminohen, njofton Portalb.mk.

“Përgatisim një model me të cilin duam që të gjithë mjekët e rinj, të cilët janë rreth 300 nga tre fakultetet mjekësore të punësohen. Tanimë po punojmë në modelin e rregullores në pajtueshmëri me dispozitat ligjore. Në kohë sa më të shkurtër, mendoj muajin tjetër ose deri në një muaj e gjysmë do ta kemi mënyrën e saktë, me të cilën do të mundemi që çdo mjek të diplomuar ta punësojmë pa marrë parasysh përkatësisë së tij. Këtë e bëjmë fillimisht që t’i stimulojmë të qëndrojnë në shtet dhe e dyta të mos diskriminohen”, tha Filipçe.

Këtë ai e tha si një ndër masat e zgjidhjes së problemit, për të cilat këto ditë ka alarmuar Asociacioni i Specializantëve të Rinj, se institucionet shëndetësore publike gjatë punësimit të specializantët nuk i mbledhin kandidatët të cilët janë më kualitativ. Fillimisht, doli informata se për shpalljen për punësim të specializantëve në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërkaq më pas edhe për institucionet tjera shëndetësore. Ata kërkojnë që Ministria e Shëndetësisë t’i rregullojë ndryshimet e caktuara ligjore që të mos ndodhin kësi punë, pasi që zgjidhjet e deritanishme ligjore kanë bërë që drejtorët e spitaleve të kenë të drejtë të vendosin se cilin do ta punësojnë, pavarësisht suksesit në provimin profesional.

Filipçe tha se për rastin konkret nuk dëshiron të flet dhe se do të takohet me të dy palët që ta zgjidh çështjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button