Vajza e humbur, e cila kërkohet nëpërmjet “Facebook”-ut, nuk është nga Shutka, por nga Serbia

Burimi: KriThink

Në një moment të ndjeshëm, kur qarkullojnë informata të paverifikuara se në lagjen Shuto Orizari në Shkup vidhen fëmijë, në rrjetin social “Facebook” paraqitet një artikull me një fotografi, për të cilën thuhet se në shihet një vajzë nga Shutka dhe se ajo është vjedhur.

Por, vajza nuk ka të bëjë fare me Shuto Orizarin. Me një kërkim të vogël në “Google”, arrihet deri te informata e vërtetë. Bëhet fjalë për 16-vjeçaren F. J. nga Zhelezniku në Serbi, e cila është zhdukur më 24 janar.

Postimi në Facebook

Linku deri te artikulli origjinal: Vidhet një vajzë nga Shutka…

Data dhe koha e publikimit: 29.1.2019

Data e recensionit: 30.1.2019

Recenzues: Simona Atanasova

Fotografia që është postuar në rrjetet sociale në Maqedoni, me pretendimin se bëhet fjalë për një vajzë të vjedhur nga Shutka, është fotografi të cilën, me gjasë ndonjë familjar i Jasharit të zhdukur (njeri me mbiemrin e njëjtë), e ka postuar në Facebook më 26 janar. Në statusi shoqërues të postimit gjithashtu kërkohet ndihmë për gjetjen e vajzës.

Dezinformata në Maqedoni është publikuar më profilin në Facebook prej ku deri më tani (31 janar 2019) ka rreth 800 shpërndarje, e pastaj më tej ato shpërndahen edhe në shumë.

Në një pjesë të statuseve vërehet edhe gjuhë diskriminuese sa i përket përkatësisë etnike të vajzës rome. Në një pjesë të komenteve të postimeve thuhet se ajo është “martuar në Belgjikë”, duke aluduar në një videoklip që shërben për t’u tallur me popullsinë rome.

Komentet e tjera japin informacione të rreme siç për shembull: “Ka ikur, e ka ikur i dashuri në Prilepi” ,“policia bën biznes me organe të njeriut”, “policia i vjedh”.

Postimet në rrjetet sociale nuk janë të rregulluara sikurse mediat dhe autorët nuk përgjigjen për shkeljen e rregullave dhe kodeve etike. Përveç në raste shumë të rralla, ligji nuk mund t’i kufizojë postimet në rrjetet sociale. Por, vetëdija e njerëzve duhet të jetë më e madhe dhe ata të mos bien pre e kurtheve të tilla, të cilat mund të shpërndahen shumë lehtë në rrjetet sociale dhe të manipulojnë një numër të madh njerëzish.

Saktësia e informacionit mund të kontrollohet me dy klikime. Në raste të tilla të ndjeshme, është gjithmonë më mirë të kontrollohet diçka përpara se të shpërndahet, në vend që të përdoret me qëllim të mirë për të ndihmuar. Duke kopjimin “e verbër” të këtyre manipulimeve, më shumë mund të bëhet keq se sa mirë dhe të shkaktohet përhapje e paarsyeshme e panikut në publik, e me këtë të ndihmohet në mënyrë indirekte personi i cili me qëllim e ka bërë manipulimin.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button