“Skopje Smog Alarm”: Shkupi çdo të dytën deri të tretën ditë është me ajër të ndotur (Infografik)

Ndotja e Ajrit në Qytetin e Shkup ka trend të përkeqësuar ndër vite, thonë nga unioni i eko-aktivistëve “Skopje Smog Alarm”, njofton Portalb.mk.

“Nëse merren parasysh të dhënat nga katër stacionet matëse qeveritare në Shkup (Qendër, Karposh, Rektorat dhe Milladinovc) mund të shihet se ndotja e ajrit në vitin 2018 është më i rëndë se sa në vitin 2015. Numri mesatar i ditëve me tejkalim të vlerës mesatare të grimcave PM10 (50 mg/m3 në Shkup në vitin 2018-të është 140 ditë dhe është në rritje të vazhdueshme, ndërkaq koncentrimi mesatar vjetor i grimcave PM10 është relativisht stabil ndërmjet viteve. Të dhënat janë edhe më shqetësuese nëse merren parasysh se mungojnë vlerat e stacioneve matëse të prishura në Lisiçe dhe Gazi babë të cilat gjithmonë janë më të larta”, thuhet në kumtesë.

Limitet e BE-së për ndotjen e ajrit, shtojnë nga “Skopje Smog Alarm” janë maksimum 35 ditë për një vit kalendarik me tejkalim të vlerës maksimale të grimcave PM10 (50 mg/m3), mesatares (40 mg/m3) dhe më rigorozes (20mg/m3), sipas Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH).

Infografik, ndotja e ajrit - "Skopje Smog Alarm"
Infografik, ndotja e ajrit – “Skopje Smog Alarm”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button