Është shtyrë seanca e rastit “Titanik” sepse policia nuk i dërgoi në gjykatë të paraburgosurit shtëpiak Janakieski dhe Pepiq

Të akuzuarit për parregullsi zgjedhore, Mile Janakievski dhe Munir Pepiq nuk janë dërguar në gjykatë nga arresti shtëpiak dhe për këtë shkak është shtyrë edhe seanca e sotme e rastit “Titanik”, transmeton Portalb.mk.

Përveç Janakieskit dhe Pepiqit në gjykim nuk u paraqit edhe i akuzuari Edmond Temellko, për të cilin avokati i tij tha se është në spital, gjegjësisht se gjendet në mjekim spitalor nga data 7 shkurt.

Këshilli gjyqësor së pari e caktoi seancën e radhës për më 20 shkurt, por për këtë vendim reagoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i cili theksoi se në këtë datë nuk do të jetë në shtet për shkak udhëtimit zyrtar, në përbërje të shefit të delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në NATO.

Në kërkesën e Dimovskit ashpër reagoi prokurorja e PSP-së, Lile Stefanova e cila theksoi se gjykata nuk duhet më shumë t’i merr parasysh udhëtimet zyrtare të Dimovskit, sepse kjo është hera e dytë që seanca shtyhet pas kërkesës së tij.

Seanca e radhës është caktuar për më 27 shkurt.

Në rastin “Titanik”  akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button