Kryeministri Zaev: Studimi i fizibilitetit duhet të tregojë cila është mënyra e duhur e shfrytëzimit të kapacitetit të Kodrës së Diellit

Kryeministri Zoran Zaev në takimin me përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” diskutoi për shfrytëzimin e duhur të resursit natyror Kodra e Diellit, si dhe u shpallën propozime konkrete për tejkalimin e problemeve të deri tanishme dhe fillimin e aktiviteteve për menaxhimin e saj të qëndrueshëm dhe human, njoftojnë nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Përveç përfaqësuesve të Iniciativës, në takim morën pjesë edhe sportistë, ish-skiatorë si dhe skijatorë, të udhëhequr nga Hamdi Sulemani. Prezent ishin edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe Xhemail Jusufi, si dhe drejtori i kompanisë “ELEM TURS”, e cila menaxhon qendrën turistike Kodra e Diellit.

“Kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, i janë përgjigjur kërkesave konkrete të anëtarëve të iniciativës qytetare në lidhje marrjen e kompetencave nga ELEM për Kodrën e Diellit, ndalimi i procedurës së miratimit të Planit Urbanistik për vikend zonën në Kodrën e Diellit, si dhe përgatitje për dhënie me koncesion Kodrën e Diellit. Kryeministri informoi që tashmë po përgatitet studim i fizibilitetit, që do të japë përgjigje në pyetjet se si cila është mënyra e duhur e menaxhimit dhe shfrytëzimit të kapacitetit pa u dëmtuar bukuritë natyrore të kësaj pjese të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

LEXO:Në takim me kryeministrin Zaev, Iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” i dorëzoi kërkesat e saj(VIDEO)
LEXO:Ajo që sot është Bansko dhe Borovec, mund të ishte dhe Kodra e Diellit
LEXO:Shkëlqimi dhe rënia e Kodrës së Diellit: Nga qendër me nam botëror në fushë shterpe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button