Ligji i gjuhëve: Sot do të skadojë afati i konkursit për drejtor të Agjencisë

Sot, 13 shkurt 2019 do të skadojë afati për aplikim për postin e drejtorit të Agjencisë për zbatimin e Ligjit që e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Konkursi i cili u hap më 6 shkurt, parasheh që kandidatët të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos të jenë të dënuar apo sanksionuar për ndonjë kundërvajtje dhe se duhet të ketë mbaruar ciklin e dytë të studimeve, të mbajë titullin magjistër.

Konkursi për drejtor të Agjencisë
Konkursi për drejtor të Agjencisë

Krahas Agjencisë, me Ligjin për përdorimin e gjuhëve parashihet edhe formimi i Inspektoratit i cili do të formohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Përndryshe dje Qeveria e Maqedonisë ka formuar trup i cili do ta planifikojë dhe ndjekë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Një pjesë e obligimeve që do t’i ketë ky trup janë: përgatitje të planit aksionar për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në afat prej 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; ndjekje e dinamikës së realizimit dhe zbatimit të planit aksionar; dhënie të udhëzimeve institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, zbatimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve në pajtueshmëri me planin.

Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi, dhe zbatimi i të njëjtit, në tabelat e institucioneve të pushtetit qendror dhe të institucioneve të vetëqeverisjes lokale e vendkalimet kufitare ku përbërja e popullsisë është 20 për qind shqiptarë, do të jenë edhe në gjuhën shqipe paralelisht me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Emri Republika e Maqedonisë së Veriut ka hyrë sot në fuqi.

LEXO: Bashkë me emrin e ri, në shqip do të shkruhen edhe tabelat në tre vendkalime kufitare

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parasheh që më së voni pas 6 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit më 15 janar të 2019-s, të gjitha institucionet e pushtetit lokal ku më së paku 20% e qytetarëve janë shqiptarë. Nëse e njëjta nuk ndodh me tabelat deri pas gjashtë muajve, dhe me aktet nënligjore deri pas një viti, parashihet gjobë deri më 5.000 euro për institucionet, kurse 1.500 euro për personat përgjegjës.

Përndryshe, pas një viti miratim në Kuvendin e Maqedonisë, Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe, është publikuar në Gazetën Zyrtare. Zvarritja e fuqizimit të ligjit ka ardhur si rezultat se presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk pranoi ta dekretojë të njëjtin edhe pas votimit të dytë në Kuvendin e Maqedonisë, më 14 mars të vitit 2017-të. Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov në të cilën do të veprohet për dy padi penale.

LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve: Për gjashtë muaj institucionet në Maqedoni duhet të flasin në gjuhën shqipe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button