Maqedonia e Veriut, targat regjistruese për katër muaj, bankënotat e reja nga viti 2020

Tabelat kufitare me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut për tre ditë, targa të reja për vetura për katër muaj, pasaporta të reja deri në fund të vitit, ndërkaq bankënota të reja nga vitit 2020, këto janë një pjesë e masave që duhet të aplikohen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes me Greqinë, njofton Portalb.mk.

Grupi ndër-resorial është formuar nga Qeveria për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës ka miratuar vendime në lidhje me nevojën e masave dhe aktiviteteve dhe afatin kohor për realizimin e të njëjtit.

Në pajtueshmëri me vendimet, ashtu siç kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria Doganore duhet që t’i vendos afishet në tabelat në pikat kufitare, kufirin shtetëror dhe në të dy aeroportet në afat prej tre ditëve, Sektori për Marrëdhënie me Opinionin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditëve duhet që të përpunojë libër me standarde grafike me të cilat do të konstatohen standardet për tregim vizual të emrit kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut në përputhje me stemën shtetërore si logo të cilën e shfrytëzojnë institucionet shtetërore për tabelat publike në hyrje të të gjitha institucioneve, ndërkaq sekretari i përgjithshëm në afat prej shtatë ditëve do të përgatit softuer i cili do t’i përmbajë të gjitha institucionet në nivel lokal dhe shtetëror, por edhe dimensionet e tabelave publike. Ndryshimi i të gjitha tabelave, në nivel lokal dhe qendror duhet që të mbarojë në afat prej katër muajve.

“Të gjitha institucionet të bëjnë ndryshim të të gjitha përshkrimeve digjitale (logo, memorandume, komunikime elektronike, ueb-faqe, media etj.) në afat prej tre ditëve, të gjitha institucionet duhet që në mënyrë përkatëse t’i ndryshojnë memorandumet, materialet e shtypura, dosjet, indikatorët, në afat prej dy javëve, ndërkaq ministria e Punëve të Jashtme t’i ndërrojë tabelat e ministrisë, por edhe vulat dhe pullat në afat prej dy javëve, ndërkaq përfaqësitë diplomatiko-konsullore në afat prej tre javëve”, thuhet në kumtesë.

Ministria e Punëve të Brendshme duhet që të fillojë me dhënien e targave regjistruese, në afat prej katër muajve. Në ndërkohë, përkohësisht MPB përkohësisht do të sigurojë afishe me shenjëzimin “NMK” për targat regjistruese të veturave. MPB do të duhet të ndërmarrë masa dhe aktivitete për zbatimin e vendimit në periudhën në vazhdim që të krijojë kushte teknike për dhënien e dokumenteve të reja për udhëtim. Dhënia e pasaportave të reja do të duhet të fillojë nga fundi i vitit 2019të. Në periudhën e ndryshimeve, gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia, dokumenteve të udhëtimit do t’u vendos vulë në të cilën do të sqarohet se këto qytetarë i përkasim Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Banka Popullore duke e pasur parasysh procedurën e komplikuar duhet të bëhet analizë dhe plan e aktiviteteve të domosdoshme për ndryshim gradual të bankënotave, me dinamikë të caktuar kohore, duke pasur parasysh stabilitetin makroekonomik, ndërkaq bankënotat e emrit me emrin e ri të Bankës Popullore do të jenë gati në fillim të vitit 2020. Pastaj, gradualisht do të bëhet ndryshimi i plotë në afat prej pesë vjetëve”, thonë në kumtesë.

Shenjat e komunikacionit të udhëzimeve rrugore në vend. Në afat prej gjashtë muaj duhet që të bëhet kontroll dhe revizion i statusit të përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturë dhe nëse ka të bëjë me historinë antike helene dhe civilizimit si pjesë e trashëgimisë historike kulturore të Greqisë, që të merren masa korrektuese dhe aktiviteteve. Në afat prej gjashtë muajve, duhet që të fillohet me ndërrimin e simbolit të ish flamurit nacional nga tërë hapësira publike dhe përdorimit publik.

Hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, e Marrëveshjes së Prespës me këtë edhe e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut vjen pasi që Greqia dërgoi notë verbale në Maqedoni se e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Fillimisht Protokolli u nënshkrua në selinë e NATO-s në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button