fbpx

Nepotizmi “djeg” vetëm në opozitë

Në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma” ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, mes tjerash dha edhe një deklaratë lidhur me akuzat e nepotizmin të dërguara në llogari të qeverisë aktuale, të cilën e vlerësojmë si jokonsekunete. Sipas sipas asaj që Sheqerinska tha, kritikat për punësim në bazë të linjës familjare ose shoqërore nuk kanë baza. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse porosia “do të bëhemi” është dërguar deri te funksionarët qeveritar të punësojnë të afërmit, sepse “jeta” nuk ka ardhur për të gjithë por vetëm për qeverinë, ajo tha:

 Nuk dua lajmin e bukur (nënshkrimi i protokollit për anëtarësim në NATO) ta trajtojë si pjesë e këtyre debateve. Unë jam e gatshme edhe të diskutojë për to, por jo për 30 sekonda, do të pajtoheni. Megjithatë kur do të më gjeni shtet me dy milion banorë në të cilën familjet e të gjithëve në ndonjë mënyrë do të zhduken dhe nuk do të diskutohen, unë do të ju them bravo! 

Një deklaratë e tillë e ministres së mbrojtjes dhe zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, prej ku del se ajo nuk sheh ndonjë problem në punësimin e familjarëve të afërt të funksionarëve të qeverisë në institucionet shtetërore dhe në ndërmarrje publike, sepse Maqedonia është vend i vogël dhe të gjithë, kanë shumë familjarë dhe miq, është jokonsekuente në raport me qëndrimet të cilët i ka mbajtur partia e saj kur ishte në opozitë.

Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2017 socialdemokratët ashpër kanë kritikuar partinë e atëhershme qeveritare, VMRO-DPMNE, për nepotizëm. Këtu do të kujtojmë disa prej shembujve kur LSDM ka akuzuar për punësime në pozita shtetërore në bazë të linjës familjare-partiake.

Në korrik të vitit 2007 LSDM ashpër ka kritikuar ministren e atëhershme për punë të brendshme, Gordana Jankullovska se ka punësuar të dashurin në kabinetin e kryeministrit. Është interesant se edhe përgjigja e Jankullovskës, dhënë në atë kohë, është në linjë me qëndrime e tanishme të Sheqerinskës.

Më saktë, edhe Jankullovksa edhe Sheqerinska nga pozita në qeveri vlerësojnë se lidhjet familjare me funksionarët nuk duhet të jenë faktor kufizimi gjatë punësimit të më të afërmve të tyre. Andaj, Jankullovska, atëherë për punësimin e të dashurit të saj tha:

Vlerësoj se është në rregull që ka konkuruar, sepse personat afër politikanëve nuk duhet diskrimunuar, posaçërisht nëse bëhet fjalë për persona që i plotësojnë kushtet, kanë nivel të duhur rë shkollimit, cilësi dhe përvojë..

Afërsia dhe lidhja familjare e ndonjë politikani apo funksionari nuk duhet të jetë bazë për funksionim, përderisa nuk ekziston sistem vlerash dhe procedurë e drejtë, siç është në këtë rast.

Aspak nuk bëhet fjalë për nepotizëm, unë tashmë fola për këtë. Bëhet fjalë për sistem të vërtetuar ligjot që respektohet pa asnjë lëshim.

Në të njëjtën periudhë (korrik 20177) LSDM akuzoi ministrin e atëhershëm për Financa, Trajko Sllaveski, për nepotizëm. Socialdemokratët pretenduan se “Sllaveski ka punësuar vajzën në Agjencinë për investime të huaja si deputet për çështje ekonomike dhe prej anëtarëve të antikorrupsionit kërkuan hetim të të gjithë punësimeve të të dashurve, bashkëshortëve, vajzave dhe miqve të funksionarëve të Qeverisë.”

Dukshëm është se propozimi vetëm i Sllaveskës në raport me kandidatët e tjerë është se është vajza e ministrit aktual për Financa, deklaroi atëherë socialdemokrati Damjan Mançevski

Prej Qeverisë së atëhershme kishte demant të shpejtë: “Një person i tillë i cili u theksua në deklaratë nuk ka marrëdhënie pune në Agjencisë për tërheqje të investimeve të huaja”. Ndërsa nga Agjencia për investime të huaja u përgjigjën se “vajza e Sllaveskit është vetëm vullnetare, sepse nuk merr pagë”. 

Në prill të vitit 2011 LSDM akuzoi se partia  qeverisëse e atëhershme (VMRO-DPMNE) në administratë dhe në gjyqësor punëson kuadro partiak dhe familjarë të afërt të anëtarëve të shquar të VMRO-DPMNE-së. Socialdemokratët, duke u thirrur në dokumentet e Agjencisë për punësim, pretenduan se në MPB, pa konkurs dhe pa kualifikime të nevojshme, është punësuar i afërmi i shoqes së ish kryeministrit NIkolla Gruevski. 

Me 17 shtator të vitit 2013, lideri i atëhershëm i opozitës, tani kryeministër i RM, Zoran Zaev, pyetiGruevskin nëse nepotizëm do të thotë emërtimi i kushëririt të tij të parë, Sasho Mijallkov për drejtor të DSK-së.

Edhe në gusht të vitit 2015 LSDM akuzoi për nepotizëm dhe punësime familjare në institucionet shtetërore, ndërsa si kryeministër theksoi anëtarët e familjes së deputetes nga Prilepi, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ana Lashkoska.

Një muaj më pas (shtator 2015) LSDM akuzoi për nepotizëm në SHMK “Ilinden” në Kriva Pallankë, duke pretenduar se drejtori ka punësuar gruan.

Me 16 janar të vitit 2016 nga LSDM akuzuan drejtoren e Agjencisë së Pagesave se ka punësuar vëllaun në agjenci.

Por, përkundër pikëpamjeve të këtilla të socialdemokratëve të asaj kohe të cilët ishin në opozitë, tani nga pozita në qeveri për zëvendës-kryetaren e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, është shumë normale paraqitja e punësimeve të njerëzve të afërt të funksionarëve aktual, “sepse jemi shtet i vogël dhe të gjithë jemi familje!”. 

Në mbrojtje së “tezës” së saj, ministrja theksoi edhe shembull të vetin, se duke ndjekur seancën e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit për antikorrupsion në Kuvend të RM-së, ka kuptuar se njëra prej kandidateve është në lidhje familjare me të.

Mbrëmë, për shembull, prej pyetjeve të njërës prej kolegeve tuaj kuptova se kam pasur një familjare, të cilën, nuk e kam ditur, dhe ka konkurruar për tu anëtarësuar në komisionin për Antikorrupsion. Ja, do të ju them një shembull timin, gjyshja ime e ndjerë ka 40 kushërinj të parë, gjyshi im i ndjerë ka 38 kushërinj të parë. Kushërinjtë e dytë dhe të tretë nuk i njoh. (Sheqerinska)

Deklarata e Sheqerinska, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente, në të vërtetë është përgjigje e akuzave të opinionin se funksionarët e qeverisë keqpërdorin fuqinë dhe ndikimin që të mund të punësojnë të gjithë të afërmit e tyre në institucionet shtetërore. Si shembuj konkret për nepozitëm, në intervistën në “Telma” u theksua rasti i fundit i punësimit të motrës së ministrit të Ekonomisë, Kushtrim Bekteshi në MEPSO dhe vajza e deputetes së përjashtuar nga VMRO-DPMNE, Emilija Aleksandrova në Fondin për inovacion.

Burimi: Vërtetmates.mk.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close