Rasti i Arjeta Veliut: Profesoresha do t’i kthehet punës

Arjeta Veliu, profesoresha e larguar nga vendi i saj i punës do t’i kthehet ditarit dhe nxënësve. Ky është epilogu i rastit të paprecedentë për të cilin ALSAT ka informuar disa ditë me radhë.

Drejtoresha e shkollës ekonomike të Tetovës, Ramie Kurtishi, ka dërguar shkresë zyrtare në Entin e Punësimit për kthimin e profesoreshës në punë. Kjo shkresë u bë vetëm një ditë pas takimit të drejtores me Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi, i cili kishte urdhëruar zbatim të menjëhershëm të vendimit gjyqësor në favor të profesoreshës Veliu.

Në bisedë telefonike, nga Enti për Punësim në Tetovë për Alsat, thanë se pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, do të vendosin në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme dhe rekomandimet e Ministrisë së Arsimit. Sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës, thotë se Enti për Punësim dhe Shkolla Ekonomike “8 Shtatori” duhet menjëherë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe të Ministrisë së Arsimit.

LEXO: MASH i ka kërkuar drejtoreshës që ta kthejë në punë Arjeta Veliun

LEXO: Rasti i Arjeta Veliut në Tetovë, Supremja sërish e hodhi poshtë kërkesën e drejtoreshës për rigjykim
LEXO: Rasti i Arjeta Veliut në Tetovë, institucionet s’respektojnë Gjykatën
LEXO: Profesoresha e larguar kërkon nga shkolla të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme
LEXO: Gjykata Supreme hedh poshtë rigjykimin në rastin e profesoreshës së larguar nga puna
LEXO: MASH: Drejtoria e Shkollës Ekonomike “8 shtatori” të respektojë vendimin e Supremes
LEXO: Skandali i drejtoreshës në Tetovë: 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button