Mickoski: LSDM dhe Zaev ikën nga zgjedhjet, por populli do t’i fitojë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas vendimit të LSDM-së që të mos shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha se Zoran Zaev dhe LSDM u kanë ikur zgjedhjeve, por, siç thotë ai, nuk do të ikin nga vullneti i qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“LSDM është në frikë dhe kaos. Shumë shpejt do të përballen me të vërtetën e dështimit të vetë. Sa do që të ikësh Zaev do të fitoj në zgjedhjet parlamentare, sepse populli do t’ju fitojë, do ta kthejmë ndershmërinë e vendit tonë, Maqedonia do të fitojë”, shkroi Mickoski në profilin e tij të “Facebook-ut.

VMRO-DPMNE kërkonte zgjedhje të parakohshme parlamentare të mbahet bashkë me zgjedhjet e ardhshme presidenciale këtë pranverë.

Mbrëmë Komiteti ekzekutiv i partisë së LSDM-së vendosi të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse qytetarët presin zbatim të reformave.

LEXO: LSDM ka sjellë vendim që të mbahen vetëm zgjedhje presidenciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button