SHBA-ja është duke organizuar konferencë për Lindjen e Mesme, BE-ja dhe Rusia nuk marrin pjesë

Shtetet e Bashkuara po organizojnë në Varshavë një konferencë për Lindjen e Mesme.

Polonia është nikoqire e kësaj konference dhe ky vend është përafruar me Uashingtonin duke krijuar kështu një kundërpeshë ndaj ndikimit rus, transmeton REL.

Irani pritet të jetë në fokus të konferencës që fillon të mërkuren. Teherani e ka cilësuar mbledhjen si një akt armiqësor dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara për Poloninë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, do të jenë mikëpritësit e konferencës dy-ditore, në të cilën pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 60 vende.

Midis pjesëmarrësve janë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk po merr pjesë në konferencë dhe as ministrat e Jashtëm të fuqive të tjera evropiane, përfshirë Rusinë.

Takimi vjen pasi Polonia po shtyn Shtetet e Bashkuara të hapin një bazë të përhershme në territorin e saj.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pritet të publikojë vlerësimin e tij për propozimin muajin e ardhshëm.

Në një konferencë për media në Varshavë më 12 shkurt, ministri i Jashtëm polak, Czaputowicz tha se bashkëpunimi transatlantik ishte i nevojshëm për të zgjidhur konfliktet në Lindjen e Mesme.

“Bashkimin Europian i vetëm, sipas mendimit tim, nuk ka peshë të mjaftueshme politike të ndikojë në situatën në Lindjen e Mesme”, u tha ai gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button