fbpx

Gazeta Zyrtare: Ka hyrë në fuqi emri Republika e Maqedonisë së Veriut (FOTO)

Ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Marrëveshja e Prespës kanë hyrë në fuqi, pasi që janë publikuar në numrin 36-të të Gazetës Zyrtare. Në përdorim do të jetë emri Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në fuqi kanë hyrë katër amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të cilat u miratuan më 11 janar të vitit 2019-të.

“Kushtet që parashihen me Vendimin për shpalljen e amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, janë plotësuar edhe amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i miratoi në seancën e mbajtur më 11 janar të 2019-s, hynë në fuqi më 12 janar të vitit 2019-të. Me hyrjen në fuqi të amendamenteve kushtetuese XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI hynë në fuqi edhe Ligji kushtetues për zbatim të amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në seancën e mbajtur më 11 janar të vitit 2019-të”, thuhet në shpallje.

Më poshtë vjen vendimi i Ministrisë për Punë të Jashtme, i nënshkruar nga ministri Nikolla Dimitrov, me shpalljen e të cilin në Gazetën Zyrtare u njoftua se në fuqi ka hyrë edhe Marrëveshja e Prespës e nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018-të.

“Marrëveshja përfundimtare e dallimeve e përshkruar në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) në Këshillin për siguri të Kombete të Bashkuara, për ndalim të vlefshmërisë të Marrëveshjes së Përkohshme e vitit 1995-të dhe për vendosjen e partneriteti strategjik ndërmjet palëve, e nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018-të në Prespës, Greqi e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 5 korrik të vitit 2018-të dhe e publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 7/2019, hyn në fuqi më 12 shkurt të vitit 2019-të”, njoftohet në Gazetën Zyrtare.

Hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, e Marrëveshjes së Prespës me këtë edhe e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut vjen pasi që Greqia dërgoi notë verbale në Maqedoni se e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Fillimisht Protokolli u nënshkrua në selinë e NATO-s në Bruksel.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close