LSDM ka sjellë vendim që të mbahen vetëm zgjedhje presidenciale

Mbledhja e mbrëmshme e kryesisë se LSDM-së ka zgjatur katër orë dhe më në fund është sjell vendim që vendi të shkoj vetëm në zgjedhje presidenciale duke u hedh poshtë kështu kërkesa e VMRO-së opozitare për zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Alsat M.

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov pas mbledhjes deklaroi se vendit më shumë se kurë, tanimë që është edhe pjesë e NATO-s i nevojiten reforma për marrjen e datës për hapjen e negociatave, andaj zgjedhjet e parakohshme vetëmse do ta ngadalësonin këtë proces.

“LSDM-ja ka marrë përgjegjësi para qytetarëve dhe interesave të qytetarëve. Qytetarët kërkojnë rezultate në ekonomi dhe në integrime, Partia që kujdeset për interesat e shtetit nuk mendon për zgjedhje të parakohshme. Si qeveri me përgjegjësi kemi premtuar vit ekonomik. Kjo është një bazë e mirë që të përveshim mangët dhe të plotësojmë atë që presin qytetarët. Tanimë jemi pjesë e NATO-s, presim datë për hapjen e negociatave, një parti serioze dhe një qeveri serioze nuk do të rrezikonte të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Republikën e Maqedonisë së Veriut e presin zgjedhje presidenciale të lira dhe korrekte, zgjedhje ku do të fitoj LSDM-ja dhe do të humb VMRO-DPMNE-ja”, deklaroi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button