Vret prostitutën për të shkruar librin

Ka vrarë një prostitutë dhe më pas ka shkruar një libër të frymëzuar nga ngjarja. Është historia e një 34-vjeçari italian që aspironte të bëhej shkrimtar. 

Por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit pasi Daniele Ughetto Piampaschet është arrestuar nga agjentët e policisë në qytetin e Torinos. Trupi i prostitutës së vrarë u gjet në muajin shkurt në ujërat e lumit Po, zbulim pas të cilit karabinierët nisën hetimet dhe këto ditë arritën tek identiteti i të riut vrasës. 

Piampaschet është autor i dorëshkrimit “Trëndafili dhe Luani”, që sipas mediave italiane i referohet takimit të tij me prostitutën nigeriane dhe historisë së dashurisë mes tyre, deri në vrasjen e vajzës. 

Sipas hetimeve të kryera nga karabinierët, autori e ka kryer vrasjen duke e goditur disa herë viktimën me thikë, ndonëse në dorëshkrim flet për një vrasje me armë zjarri, dhe më pas e ka hedhur në lumë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button