Stavrervski do të firmos marrëveshje për Korridorin 8

Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, sot do të firmos marrëveshje me Bankën Evropiane për mbështetje të zhvillimit për financimin e projektit “Rehabilitim i pjesës lindore të binarëve hekurudhor të Korridorit VIII, faza 1, rruga Kumanovë – Belakovc”.

Projekti mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me 2.5 milionë euro të cilat janë paraparë për kryerje të mbikëqyrjes gjatë ndërtimit të rrugës Kumanovë – Belakovc.

Për realizimin e këtij projekti, Qeveria përmes instrumentit financimit Western Balkan Investment Framework siguroi grant në vlerë prej 5.3 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button