Limaj: Platforma e dialogut është gati

Përfaqësuesit e Ekipit negociator të Kosovës i kanë përfunduar punët rreth draft-platformës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, transmeton REL. 

Njëri nga kryesuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj, i cili është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës tha se ekipi ka përfunduar punën dhe teksti i draft-platformës të mërkurën do t’ju dorëzohet krerëve të shteti, presidentit Hashim Thaçi, Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për ndonjë koment të mundshëm.

“Të enjten, Ekipi negociator përfundimisht do ta miratoj projekt platformën dhe do ta dërgoj në parlament. Po ashtu draft-platforma finale do t’ju dërgohet edhe partive politike opozitare”, tha Limaj pas një takimi të Ekipit Negociator.

Dy partitë tjera më të mëdha në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij ekipi. Ekip negociator, përbërë nga përfaqësuesit e partive politike në pushtet, si dhe nga subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button