Janë filmuar stuhi gjigande në planetet Neptun dhe Uran

Teleskopi hapësinor Hubble ka filmuar stuhitë gjigande në planetet Neptun dhe Uran, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Hapësinore Amerikane NASA njoftoi se në xhirimet e fundit të teleskopit Hubble, është zbuluar një stuhi gjigande në planetin Neptun. Theksohet se madhësia e stuhisë në Neptun është dy herë më e madhe se sipërfaqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ndërsa në polin verior të planetit Uran, janë zbuluar “retë gjigande të stuhisë”.

Teleskopi Hapësinor Hubble që nga viti 1990 është duke bërë vëzhgime në hapësirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button