Qeveria ka formuar trup i cili do ta planifikojë dhe ndjekë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme të 120-të ka miratuar vendim për formimin e grupit ndër-resorial për zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Një pjesë e obligimeve që do t’i ketë ky trup janë: përgatitje të planit aksionar për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në afat prej 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi; ndjekje e dinamikës së realizimit dhe zbatimit të planit aksionar; dhënie të udhëzimeve institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, zbatimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve në pajtueshmëri me planin.

Anëtarët e Grupit Ndër-resorial, sipas vendimit qeveritar janë: sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë; zëvendës/sekretari i sekretarit të Qeverisë; sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë; sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave; sekretari shtetëror i Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit; sekretari shtetëror i Sekretariatit për Ligjvënës; përfaqësues nga Zyra e kryeministrit dhe përfaqësues nga Kuvendi i Maqedonisë.

Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi, dhe zbatimi i të njëjtit, në tabelat e institucioneve të pushtetit qendror dhe të institucioneve të vetëqeverisjes lokale e vendkalimet kufitare ku përbërja e popullsisë është 20 për qind shqiptarë, do të jenë edhe në gjuhën shqipe paralelisht me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parasheh që më së voni pas 6 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit më 15 janar të 2019-s, të gjitha institucionet e pushtetit lokal ku më së paku 20% e qytetarëve janë shqiptarë. Nëse e njëjta nuk ndodh me tabelat deri pas gjashtë muajve, dhe me aktet nënligjore deri pas një viti, parashihet gjobë deri më 5.000 euro për institucionet, kurse 1.500 euro për personat përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button