Haradinaj, Rrahman Ramës: Nëse të duket rëndë ta mbash Ushtrinë, mund të gjendet ndonjë zëvendësim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama nuk duhet të jetë subjekt në media.

Ai iu ka referuar kështu rrjedhjes së informacioneve në media për anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan Timothy Orr në Kosovë.

“Gjeneralin Rrahman Rama e respektoj dhe e kam koleg, por tash ai duhet ta dijë që është komandant i Ushtrisë. Sa më pak që bëhet subjekt i mediave, aq më mirë është për të dhe Ushtrinë”.

Madje Haradinaj ka thënë se nëse [Rrahman] Rama mendon se e ka të vështirë ta udhëheqë Ushtrinë  mund të ketë zëvendësim për të.

“Nëse ai mendon që është zor me e mbajtë Ushtrinë mund të ketë ndonjë djalë të ri ose vajzë të re që mendon se nuk është aq zor me e udhëheqë Ushtrinë”.

“Nuk ka arsye komandanti të dalë shpesh në media. Ministria dhe Ushtria e tij ka zëdhënës, komandanti le të punojë”.

“Kemi shumë komunikim konfidencial – anulohen ose shpeshtohen vizita – janë procese të jetës sonë”.

Haradinaj në konferencë për media ka thënë se i siguron të gjithë ata që mendojnë se ruhet miqësia duke vepruar kështu janë duke e dëmtuar miqësinë, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi të njëjtit që donim ta shfuqizonim Ligjin për Gjykatën Speciale – nuk mërziteshin fare për miqësinë me Amerikën në atë kohë edhe pse Amerika thoshte ‘ju lutem, mosni’”.

“Logjika se duhet ta rrisim presionin mbi Qeverinë e vendit të vet me heq taksa me alarmim që e bëjnë këtë do t’iu kthehet keq këtyre njerëzve”.

“Unë ushtroj funksionet e mia në bazë të Kushtetutës së vendit dhe do të rri brenda Kushtetutës së vendit. Kjo është detyra ime dhe do të rrijë në të”.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, kishte njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre se Qeveria amerikane kishte marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button