Çelik: Franca duhet të përballet me krimet që ka bërë në Afrikë

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik deklaroi se Turqia është me Venezuelën dhe popullin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi me popullin e Venezuelës, respektojmë kushtetutën e Venezuelës dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur. Është ofenduese të emëroni dikë për shef të përkohshëm të shtetit”, tha Çelik para gazetarëve në Ankara pas takimit të këshillit drejtues të AK Partisë.

Ai gjithashtu preku edhe zonat e sigurisë në veri të Sirisë fqinje.

“Nuk mund të thuhet se janë konstruktive bisedimet me Trumpin të shtrira në nivel më të vogël (lidhur me çështjet e zonave të sigurisë në Siri)”, tha Çelik.

Ai theksoi se vendi i tij ashpër është kundër arrestimeve arbitrare të turqve ujgurë në Kinë.

“Arrestimet arbitrare të turqve ujgurë nuk mund të konsiderohen si të ligjshme”, tha Çelik.

Ai dënoi edhe deklaratën e para do kohshme të presidentit të Francës, Emmanuel Macron me shënimin e 24 prillit si ditë që lidhet me “vuajtjet e armenëve në vitin 1915”.

“Nevojitet që Franca të përballet me të kaluarën e saj. Veçmas nevojitet në aspektin ligjor të përballet me veprimet në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe vrasjeve në të cilat janë përfshirë autoritetet franceze, që nga Kameruni deri në Algjeri”, tha Çelik.

Në fund foli edhe për hetimin e Kombeve të Bashkuara për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“I japim rëndësi hetimit mbi Kashoggin, që e zhvillon OKB-ja”, tha Çelik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button